Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, në fjalimin e tij lamtumirës, më 10 Janar, tha se po e lë kombin më të fortë se sa më parë, por Amerikanët duhet të punojnë që të kapërcejnë ndarjet e thella që kërcënojnë të zhbëjnë unitetin e Amerikës së qëllimit dhe fuqisë
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, përsëri ka shprehur përkushtim për përmirësim të raporteve me Rusinë.
Industria e sondazheve të opinionit është duke luftuar për të rikthyer besueshmërinë, pasi shumë anketa kanë parashikuar gabimisht rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe atë të referendumit në Britani për anëtarësinë në Bashkimin Evropian.
Të paktën 39 persona, në mesin e të cilëve edhe 15 të huaj, janë vrarë në një sulm në një klub nate në Stamboll, tha ministri i brendshëm turk.
Vitin që po lëmë pas e kanë karakterizuar ngjarje që do të mbeten të shënuara në histori. Radio Evropa e Lirë ka bërë një përmbledhje të tyre dhe sjell disa prej deklaratave më vendimtare të liderëve dhe të tjera.
Senatori John McCain tha se SHBA-ja nuk do të bëjë “pazar faustian” me presidentin e Rusisë, Vladim Putin, pavarësisht spekulimeve se presidenti i zgjedhur Donald Trump mund të heqë sanksionet me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve.
Zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe të Japonisë, që ishin armiq gjatë luftës, e kanë bërë një vizitë të përbashkët prekëse në Pearl Harbor, të martën vonë, duke paraqitur deklarata simbolike për fuqinë e pajtimit dhe kanë tërhequr vërejtjen kundër luftës.
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka arritur në Havai, ku pritet të vizitojë bazën ushtarake Pearl Harbor, së bashku me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama. Vizita është e para në disa dekada e një kryeministri japonez. Pearl Harbor ka qenë vendi ku ka sulmuar Japonia 75 vjet më parë, duke e tërhequr SHBA-në në Luftën e Dytë Botërore.
Në Rusi sot mbahet ditë zie kombëtare për 92 personat që u vranë nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak, derisa autoritetet kanë zbuluar se shumë anëtarë të njohur të ansamblit muzikor zyrtar të ushtrisë së Rusisë, ishin në mesin e të vdekurve.
Operacionet e kërkim-shpëtimit për aeroplanin ushtarak rus të rrëzuar në Detin e Zi, po vazhdojnë. Me këtë aeroplan udhëtonin 92 pjesëtarë të spikatur të forcave të armatosura dhe një ansambël kulturor, për një koncert të Vitit të Ri në Siri.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka nënshkruar legjislacionin e ri, me të cilin konsiderohet se do të konsolidohet mbikëqyrja e transmetuesve joushtarakë të SHBA-së, duke i lënë ata në dorën e një shefi ekzekutiv të vetëm.
Personi për të cilin besohet se është i dyshuar për sulmin me kamion në Tregun e Krishtlindjeve në Berlin është vrarë sot gjatë të shtënave në një lagje të qytetit verior italian, Milano, i ka thënë agjencisë Reuters një burim i sigurisë.
Shfaq më shumë