NATO i jep mbështetje të plotë Kosovës dhe FSK-së, ka deklaruar të premten në Prishtinë, komandanti suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë, admirali Xhejms Stavridis. Stavridis, i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, Markus Bentler, ka zhvilluar takime të ndara me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës. Ndërkaq, para largimit, ka mbajtur një konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës.