Institucionet dhe opozita në Prishtinë, i cilësojnë të papranueshme dhe ilegale zgjedhjet e paralajmëruara të Serbisë në Mitrovicë. Këto zgjedhje shihen si përpjekje e Beogradit për t’i sfiduar planet për integrimin e pjesës veriore.
Komisionari për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle, tha në Prishtinë se Kosova ka perspektivë të qartë evropiane. Ai kërkoi që kosovarët ta shpejtojnë rrugën drejt BE-së, duke zbatuar obligimet që dalin nga Raporti i fundit i Progresit i KE-së.
Kosova do të përfaqësohet në konferencën e Bërdos si shtet i barabartë me vendet tjera, ka rikonfirmuar zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Në takimin e planifikuar më 20 mars, në Bërdo, pjesëmarrjen thuhet se e kanë konfirmuar të gjitha vendet, përveç Serbisë.
Melihate Tërmkolli ka dhënë dorëheqje nga Kryesia e LDK-së. Tërmkolli ka thënë se dorëheqjen e ofron për shkak të pakënaqësive me rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe me vazhdimin e koalicionit PDK-LDK.
Qeverisja në Kosovë ka nevojë për ndryshime dhe kualitet të shtuar, tha kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Pas përmbylljes së procesit të zgjedhjeve lokale, nga kreu i ekzekutivit janë paralajmëruar sërish reforma në Qeveri.
Kosova dhe Maqedonia edhe zyrtarisht kanë ngritur marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadash. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Miloshoski, ka marrë pjesë në inaugurimin e ambasadës së këtij vendi në Prishtinë.
Strategjia për integrimin e veriut të Kosovës mbetet ende një dokument studimi, përderisa zbatimi i saj nuk ka filluar. Derisa Qeveria fton për pjesëmarrje në grupet punuese, partitë opozitare kërkojnë të jenë pjesë e procesit, e jo vetëm dekor.
Përplasjet e së enjtes ndërmjet kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, sipas këtij të fundit, nuk do të reflektojnë në braktisjen e seancave të radhës të Kuvendit nga ana e AAK-së.
Në agjendën legjislative për vitin 2010, Kuvendi i Kosovës pritet të ketë rreth 135 ligje. Deputetët besojnë se kjo është një agjendë vështirë e përballueshme apo se do të mund të realizohej vetëm me procedura të përshpejtuara.
Qeveria e Kosovës nuk i komenton deklaratat e shefit të ICO-së, Piter Feith, që bën thirrje për largimin e njerëzve të korruptuar nga ekzekutivi. Sipas liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, korrupsioni nis nga kryeministri Hashim Thaçi.
Kosova, ose do të përfaqësohet si shtet, ose nuk do të shkojë fare në konferencën rajonale të liderëve të Ballkanit Perëndimor, thonë zyrtarët në Prishtinë. Sipas tyre, i takon Sllovenisë që t’i tejkalojë mosmarrëveshjet me Serbinë.
Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, diskutoi me kryeministrin Hashim Thaçi problemet ekzistuese lidhur me organizimin e konferencës së liderëve të Ballkanit Perëndimor, në Bërdo afër Kranjit. Pahor tha se mbetet problematike çështja e prezantimit të shteteve, simboleve dhe nxjerrjes së deklaratës së përbashkët.
Në funksion të zbatimit të strategjisë për integrimin e veriut, Qeveria e Kosovës themeloi gjashtë grupe punuese. Sfidat më të mëdha u tha se mbeten në vendosjen e sundimit të ligjit në këtë pjesë.
Kuvendi mund t’i japë mbështetje politike zbatimit të strategjisë për integrimin e pjesës veriore të Kosovës, por nuk mund ta obligojë zbatimin e saj, deklarojnë deputetët kosovarë.
Republika e Kosovës do të jetë e integruar në Bashkimin Evropian dhe e anëtarësuar në NATO, thanë krerët e shtetit të Kosovës. Këto deklarime, ata i bënë gjatë hapjes së manifestimit tashmë tradicional, “Epopeja e UÇK-së”.
Pas një debati 6-orësh, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një deklaratë politike, me të cilën e fton Qeverinë dhe të gjitha institucionet të shtojnë përkushtimin për zbatimin e Kushtetutës dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës. Miratimi i kësaj deklarate pasoi debatin në lidhje me zbatimin e Kushtetutës dhe praninë e strukturave të pushtetit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDD-së, Kuvendi i Kosovës po debaton në lidhje me zbatimin e Kushtetutës dhe praninë e strukturave të pushtetit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi tha se Qeveria përfundimisht është e vendosur në shtrirjen e pushtetit legal në veri të Kosovës.
Përfaqësues të opozitës në Prishtinë kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për anashkalimin e mekanizmave ligjorë për zbatimin e strategjisë për integrimin e veriut. Mirëpo, me këto kritika nuk pajtohet ekzekutivi.
Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, ka qëndruar në komunën e Graçanicës. Kushner sërish ka ftuar Beogradin dhe Prishtinën që të nisin procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore.
Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Bernar Kushner, u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të nisin dialogun për normalizimin e raporteve ndërshtetërore. Këto komente, Kushner i bëri gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës. Ai bëri të qartë se pavarësia e Kosovës është proces i kryer historik dhe se tani Serbia dhe Kosova duhet të punojnë për të ardhmen e tyre në kuadër të BE-së, si dy shtete sovrane.
Shfaq më shumë