Avionët e zbulimit të NATO-s patrullojnë pothuajse çdo ditë në hapësirën ajrore pranë kufijve lindorë të aleancës, duke vëzhguar aktivitetin e avionëve ushtarakë rusë.
Një djalë i vogël tregon nëpërmjet një video-ditari shtëpinë e djegur të gjyshes së tij në Mariupolin e okupuar nga Rusia, përderisa një grua thotë se rubla ruse e ka zëvendësuar hrivninë ukrainase në shumicën e shitblerjeve.
Në Beograd, qytetarët e intervistuar nga Radio Evropa e Lirë, përdorin fjalët 'përndjekje', 'dëbim' dhe 'luftë' - shprehje të tabloideve pro-qeveritare në Serbi - për situatën e fundit në veri të Kosovës.
Policia e Kosovës do të shërbehet me një teknologji të re, për t’i identifikuar dhe gjobitur kundërvajtësit në trafik - pa pasur nevojë të bëjë ndalimin e automjeteve.
Muzika, garat me pehlivanë, sportet e lojërat tradicionale, dhe një ceremoni syneti, e karakterizuan fundjavën që shkoi Lubinjën e Epërme, një fshat boshnjak në Komunën e Prizrenit. Përgatiti: Syzanë Paçarizi
Njëri ndër terroristët më të kërkuar në botë, udhëheqësi i grupit Al-Kaida, Ayman al-Zawahiri, është vrarë gjatë një operacioni të kryer nga Shtetet e Bashkuara në kryeqendrën e Afganistanit, Kabul. Ai kishte organizuar sulmet e 11 Shtatorit dhe një varg aktesh tjera të dhunshme ndaj amerikanëve.
Pas zotimit të Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të dy vendimeve për reciprocitet me Serbinë, serbët lokalë në veriun e Kosovës më 1 gusht kanë nisur t’i zhbllokojnë rrugët drejt pikave kufitare mes dy vendeve.
Më 1 gusht, kamionët që u vendosën nga serbët lokalë në fshatin Rudarë të Zveçanit, kanë nisur të largohen. Serbët lokalë më 31 korrik vendosën barrikada në dy rrugët që çojnë në pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.
Barrikadat e vendosura nga serbët lokalë në veri të Kosovës po vazhdojnë t'i mbajnë të bllokuara rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.
Bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës po vazhdon për të dytën ditë me radhë, edhe pse Qeveria e Kosovës është zotuar se do të shtyjë vendimin për targat dhe dokumentet serbe, nëse hiqen barrikadat.
Në Merdare, gjatë orës së parë të 1 gushtit, janë lëshuar dokumentet e para nga Ministria e Brendshme e Kosovës për hyrje-dalje për qytetarët e Serbisë. Zyrtarët policorë nuk kishin marrë ende njoftimin zyrtar për shtyrjen e vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë.
Forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) janë parë në mbrëmjen e së dielës në Urën e Ibrit në pjesën jug të Mitrovicës. Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak.
Trego më shumë