Një program në një rajon të izoluar të Azisë Qendrore po e përgatit një popullatë të vogël të kulanëve të rrezikuar për rikthim në botën e egër.
Emigrantët që përpiqen të kalojnë nga veriu i Serbisë në Hungari dhe në BE, po përballen me sfida gjithnjë të ashpra. Hungaria po rrit lartësinë e gardhit kufitar, ndërsa policia serbe po shton operacionet dhe një grup serb i ekstremit të djathtë po patrullon kufirin për të kapur emigrantë ilegalë.
Avionët e zbulimit të NATO-s patrullojnë pothuajse çdo ditë në hapësirën ajrore pranë kufijve lindorë të aleancës, duke vëzhguar aktivitetin e avionëve ushtarakë rusë.
Një djalë i vogël tregon nëpërmjet një video-ditari shtëpinë e djegur të gjyshes së tij në Mariupolin e okupuar nga Rusia, përderisa një grua thotë se rubla ruse e ka zëvendësuar hrivninë ukrainase në shumicën e shitblerjeve.
Në Beograd, qytetarët e intervistuar nga Radio Evropa e Lirë, përdorin fjalët 'përndjekje', 'dëbim' dhe 'luftë' - shprehje të tabloideve pro-qeveritare në Serbi - për situatën e fundit në veri të Kosovës.
Policia e Kosovës do të shërbehet me një teknologji të re, për t’i identifikuar dhe gjobitur kundërvajtësit në trafik - pa pasur nevojë të bëjë ndalimin e automjeteve.
Muzika, garat me pehlivanë, sportet e lojërat tradicionale, dhe një ceremoni syneti, e karakterizuan fundjavën që shkoi Lubinjën e Epërme, një fshat boshnjak në Komunën e Prizrenit. Përgatiti: Syzanë Paçarizi
Njëri ndër terroristët më të kërkuar në botë, udhëheqësi i grupit Al-Kaida, Ayman al-Zawahiri, është vrarë gjatë një operacioni të kryer nga Shtetet e Bashkuara në kryeqendrën e Afganistanit, Kabul. Ai kishte organizuar sulmet e 11 Shtatorit dhe një varg aktesh tjera të dhunshme ndaj amerikanëve.
Pas zotimit të Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të dy vendimeve për reciprocitet me Serbinë, serbët lokalë në veriun e Kosovës më 1 gusht kanë nisur t’i zhbllokojnë rrugët drejt pikave kufitare mes dy vendeve.
Më 1 gusht, kamionët që u vendosën nga serbët lokalë në fshatin Rudarë të Zveçanit, kanë nisur të largohen. Serbët lokalë më 31 korrik vendosën barrikada në dy rrugët që çojnë në pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.
Barrikadat e vendosura nga serbët lokalë në veri të Kosovës po vazhdojnë t'i mbajnë të bllokuara rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.
Bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës po vazhdon për të dytën ditë me radhë, edhe pse Qeveria e Kosovës është zotuar se do të shtyjë vendimin për targat dhe dokumentet serbe, nëse hiqen barrikadat.
Trego më shumë