Ushtria ukrainase pretendon se forcat e Moskës po tregojnë shenja "lodhjeje", ndërsa beteja mbi qytetin e shkatërruar lindor të Bahmutit po vazhdon. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Është i akuzuari i profilit më të lartë që kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në historinë e saj mbi 20-vjeçare. Akuza që e ngarkon lidhet me një nga krimet më të tmerrshme të pushtimit rus të Ukrainës.
Banorët që kanë qëndruar në qytetin lindor Avdijivka, në Ukrainë, tani kanë vendosur të largohen në ndonjë vend më të sigurt, teksa rreziku po rritet. Në komunën e goditur rëndë janë ashpërsuar bombardimet nga artileria ruse.
Projekti i REL-it, Current Time, ka shikuar nga afër teksa një operator dronësh nga Brigada e Parë e Tankistëve ukrainas ka shënjuar pozicionet ruse në rajonin lindor ukrainas të Donbasit. Trupat ukrainase, po ashtu, kanë treguar një tank rus, të cilin thonë se e kanë marrë pasi ishte braktisur.
Banorët e Bohorodiçnes, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë, thonë se fshati ka ndërruar dorë 14 herë, mes forcave ukrainase dhe atyre ruse. Projekti i Radios Evropa e Lirë, Current Time, vizitoi dhe bisedoi me disa prej shtatë personave që ende ndodhen në atë që dikur ishte vendbanim i madh.
Pavarësisht se janë më pak në numër dhe kanë më pak të armatosur sesa forcat e Moskës, ushtarët ukrainas që mbrojnë qytetin e rrënuar të Bahmutit po vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionet e tyre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë