Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se hetimet e deritashme kanë treguar si “mbi 80 terroristë” kanë qenë të përfshirë në sulmin në Banjskë.
Policia e Kosovës ka bastisur disa objekte që besohet se janë në pronësi të politikanit dhe biznesmenit serb të Kosovës, Millan Radoiçiq. Ai është i dyshuari kryesor për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Video, fotografi e dokumente u publikuan çdo ditë nga autoritetet e Kosovës që nga 24 shtatori. Ato janë pjesë e provave për atë se çfarë ka ndodhur ditën e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit. Në këtë video mund ta kuptoni se cilat janë ato.
Në vitin 2018 pretendonte se nuk e njeh dhe se nuk ka biseduar me të kurrë. Pesë vjet më vonë e falënderon për “ruajtjen e serbëve në Kosovë”. Më pas thotë se do të merret në pyetje nga drejtësia. Kush është Millan Radoiçiq në sytë e presidentit të Serbisë?
Një bebe e porsalindur është në mesin e mbi 65 mijë refugjatëve armenë, të cilët tani kanë ikur nga Karabaku drejt Armenisë. Radio Evropa e Lirë ka biseduar me nënën e Avetisit dyjavësh, i cili ka kaluar ditët e para të jetës së tij në një bodrum të përdorur si vendstrehim, në qytetin e Martekertit.
Fshati Banjskë në Komunën e Zveçanit u hap për qarkullim të mërkurën. Fshati bart ende dëshmi të përleshjes së armatosur që ndodhi atje të dielën, më 24 shtator, mes Policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur.
Autoritetet në Kosovë besojnë se politikani dhe biznesmeni serb nga veriu, Millan Radoiçiq, udhëhoqi sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Ai ka një histori të gjatë akuzash për krime, përfshirë vrasje e kërcënime.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kontrolli i kufirit në pjesën veriore “nuk është i kollajshëm”. Kush është përgjegjës për sigurinë atje, dhe pse është sfiduese ajo pjesë e kufirit – kryesisht me terrene të ashpra, të pabanuara? Shpjegojmë në këtë video.
Autoritetet e Kosovës kanë publikuar video të xhiruara me dron, në të cilat thuhet se shihen burra të armatosur, me maska e me uniforma ushtarake, përfshirë nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në manastirin e Banjskës, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në veri, më 24 shtator.
Shfaq më shumë