Një bebe e porsalindur është në mesin e mbi 65 mijë refugjatëve armenë, të cilët tani kanë ikur nga Karabaku drejt Armenisë. Radio Evropa e Lirë ka biseduar me nënën e Avetisit dyjavësh, i cili ka kaluar ditët e para të jetës së tij në një bodrum të përdorur si vendstrehim, në qytetin e Martekertit.
Fshati Banjskë në Komunën e Zveçanit u hap për qarkullim të mërkurën. Fshati bart ende dëshmi të përleshjes së armatosur që ndodhi atje të dielën, më 24 shtator, mes Policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur.
Autoritetet në Kosovë besojnë se politikani dhe biznesmeni serb nga veriu, Millan Radoiçiq, udhëhoqi sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Ai ka një histori të gjatë akuzash për krime, përfshirë vrasje e kërcënime.
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kontrolli i kufirit në pjesën veriore “nuk është i kollajshëm”. Kush është përgjegjës për sigurinë atje, dhe pse është sfiduese ajo pjesë e kufirit – kryesisht me terrene të ashpra, të pabanuara? Shpjegojmë në këtë video.
Autoritetet e Kosovës kanë publikuar video të xhiruara me dron, në të cilat thuhet se shihen burra të armatosur, me maska e me uniforma ushtarake, përfshirë nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në manastirin e Banjskës, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në veri, më 24 shtator.
Si u vra polici Afrim Bunjaku në Banjskë? Si ndodhi shkëmbimi i zjarrit mes Policisë dhe grupit të armatosur në veri? Kjo video përmbledh ndodhitë nga e diela në veri të Kosovës.
Policia e Kosovës ka prezantuar në Mitrovicën e Jugut armë, automjete dhe gjësende të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit, një ditë pas sulmit ndaj saj nga persona të armatosur, që la të vrarë një polic.
Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Shfaq më shumë