Palestinezët janë të ndarë në disa fraksione në luftën e tyre për të pasur shtet. Dy kryesoret janë Fatahu dhe Hamasi. Njëri e pranon shtetin e Izraelit, tjetri synon ta zhbëjë atë. Por, me raste, grupet e kanë luftuar edhe njëra-tjetrën. Pse? Shpjegojmë në këtë video.
Pesë kompani, ambiente biznesi, një hotel në qendrën e skijimit në Kopaonik dhe një vilë luksoze në Beograd, ishin në bashkëpronësi të politikanit dhe biznesmenit serb të Kosovës, Millan Radoiçiq.
Mijëra të rinj po argëtoheshin në orët e hershme të 7 tetorit, kur militantët e grupit palestinez, Hamas, që udhëheq Gazën, ia mësynë festivalit të muzikës Supernova, në Izrael, dhe hapën zjarr.
Teksa ndanë xhirime të realizuara me kamerat trupore, ushtarët ukrainas kujtuan rolin e tyre në çlirimin e Klishçijivkës së okupuar nga rusët, në rajonin e Donjeckut. Ata përshkruan kaosin mes ushtarëve armiq, teksa disa prej tyre u përpoqën të dorëzoheshin, përderisa të tjerët luftuan deri në fund.
Izraelitët dhe palestinezët luftojnë me dekada për tokën e njëjtë. Izraeli e gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndërsa Hamasi të Iranit. Ku qëndron problemi mes dy grupeve? Shpjegojmë në pak minuta.
Sabreen Abu Daqqa humbi tre fëmijë gjatë një sulmi ajror izraelit në Gaza, pasi militantët e grupit palestinez, Hamas, ndërmorën sulme të befasishme ndaj Izraelit, duke vrarë qindra persona atje.
Irena Stein - Steinova, një shqiptare që jeton në Izrael, ka rrëfyer për Radion Evropa e Lirë se si i ka përjetuar sulmet e grupit militant palestinez, Hamas, që nisën më 7 tetor. Derisa raportohet për shqiptarë të tjerë të ngujuar në Izrael, Irena thotë se nuk e ka në plan të largohet.
Hamasi, i cili udhëheq Gazën, ka rrëmbyer, sipas ushtrisë izraelite, një “numër të madh” të civilëve dhe ushtarëve izraelitë, pasi grupi palestinez ndërmori sulmin më të madh prej dekadash.
Më shumë se 1.200 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime. E gjitha filloi më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës.
Sulmi rus mbi një lokal ku po mbahej një ceremoni mortore në rajonin e Harkivit në Ukrainë, që vrau më se 50 veta, është ngjarja që shënoi javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. Më poshtë mund të shikoni fotogalerinë e javës nga REL-i. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një djalë 13-vjeçar i barti me veturë shtatë familjarë nga Nagorno-Karabaku drejt një vendi të sigurt në Armeni, mes një eksodi masiv nga rajoni. Teksa babai i tij ushtarak ndodhej në detyrë, familja thotë se adoleshenti, Gor Khachatrian, ishte shpresa e tyre e vetme për të mbërritur në Armeni.
Sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës rrafshuan një numër të madh të ndërtesave të banimit. Ministria e Shëndetësisë në këtë rajon tha se 313 njerëz u vranë dhe gati 2.000 të tjerë u plagosën.
Shfaq më shumë