Video-incizime të ushtrimeve në poligon ushtarak, testim i pajisjeve ushtarake dhe pamje të një kompleksi hotelier në Kopaonik të Serbisë, janë provat e fundit që për Prishtinën zyrtare dëshmojnë implikimin e Serbisë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Mitralozat, raketahedhësit dhe mortajat - pjesë e armatimit të grupit që dyshohet se organizoi sulmin në Banjskë - kanë mundur të shkaktojnë dëme të mëdha ndaj forcave policore të Kosovës, sipas ish-kolonelit amerikan, Gian Gentile.
Eksodi i armenëve etnikë nga Nagorno-Karabaku, pasojat e sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, shënimi i ditëlindjes së Profetit Muhamed janë vetëm disa nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shumë prodhues vendës të mjeteve të telekomanduara ajrore në Ukrainë po i modifikojnë flotat e tyre të dronëve, me teknologjinë e fundit më të avancuar. Përmirësimet, që tani përfshijnë inteligjencën artificiale, po i ndihmojnë vendit t’i kapërcejë mangësitë në fushëbetejë.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se hetimet e deritashme kanë treguar si “mbi 80 terroristë” kanë qenë të përfshirë në sulmin në Banjskë.
Policia e Kosovës ka bastisur disa objekte që besohet se janë në pronësi të politikanit dhe biznesmenit serb të Kosovës, Millan Radoiçiq. Ai është i dyshuari kryesor për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Video, fotografi e dokumente u publikuan çdo ditë nga autoritetet e Kosovës që nga 24 shtatori. Ato janë pjesë e provave për atë se çfarë ka ndodhur ditën e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit. Në këtë video mund ta kuptoni se cilat janë ato.
Në vitin 2018 pretendonte se nuk e njeh dhe se nuk ka biseduar me të kurrë. Pesë vjet më vonë e falënderon për “ruajtjen e serbëve në Kosovë”. Më pas thotë se do të merret në pyetje nga drejtësia. Kush është Millan Radoiçiq në sytë e presidentit të Serbisë?
Një bebe e porsalindur është në mesin e mbi 65 mijë refugjatëve armenë, të cilët tani kanë ikur nga Karabaku drejt Armenisë. Radio Evropa e Lirë ka biseduar me nënën e Avetisit dyjavësh, i cili ka kaluar ditët e para të jetës së tij në një bodrum të përdorur si vendstrehim, në qytetin e Martekertit.
Fshati Banjskë në Komunën e Zveçanit u hap për qarkullim të mërkurën. Fshati bart ende dëshmi të përleshjes së armatosur që ndodhi atje të dielën, më 24 shtator, mes Policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur.
Shfaq më shumë